Bota

“Doja të porosisja një picë”, telefonata e gruas në SHBA që i shpëtoi jetën. Kodi që përdori me Policinë

22 Nëntor 2019, 15:51 Nga DOSJA
“Doja të porosisja një picë”, telefonata e gruas

SHBA- Mund të këtë mjaft raste në botë ku persona të persona të ndryshëm të përballen me dhunën në familje dhe të mos kenë një ide se si të denoncojnë agresorin. Me një rast të tillë është përballur një grua në Oregon të ShBA-së, por mënyra se si ajo ka reaguar ka qenë tepër e veçantë. Në kohën kur agresori po dhunonte të ëmën e saj, ajo arriti të telefononte numrin 911 (shërbimi i emergjencave në Oregon) pa e kuptuar agresori, duke u shtirur sikur po porosiste një picë.

Oficerët e policisë në qytetin Oregon, Ohio, e vlerësuan mënyrën e përdorur nga denoncuesja si tepër efektive. Kjo telefonatë çoi në arrestimin e personit që pretendohet të ketë ushtruar dhunë. Gruaja, indentiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, tha për mediat vendase se  nëna e saj ishte duke u sulmuar gjatë telefonatës.

Taktika të ndryshme për të thirrur shërbimet emergjente ka vite që shpërndahen në internet, por kurrë nuk kanë pasur efektshmëri, pasi nuk ka pasur operatorë të trajnuar të njohin “një porosi për  pica si një thirrje të mirëfilltë për ndihmë”. Ndërsa ky është një rast i rrallë i konfirmuar.

Operatori që iu përgjigj thirrjes, Tim Teneyck, tha për ABC se fillimisht kishte menduar se gruaja kishte thirrur një numër të pasaktë. Por kur ajo insistoi që telefonata të kalonte tek personi i duhur, ai e kuptoi atë që po ndodhte, kjo sepse ai kishte parë skenarë të ngjashëm të shpërndarë në rrjetet sociale.

Transkripti i bisedës mes operatorit të shërbimit të emergjencave dhe denoncueses, “porositëses”:

Teneyck: Oregon 911.

Telefonuesja: Do të doja të porosisja një picë në [adresën e redaktuar].

Teneyck: Ju telefonuat 911 për të porositur një picë?

Telefonuesja: Uh, po. Apartamenti [redaktohet].

Teneyck: Ky është numri i gabuar për të kërkuar pica …

Telefonuesja: Jo, jo, jo. S’po më kuptoni.

Teneyck: Ju kuptova tani.

Ndërkohë përgjatë thirrjes, gruaja gjeti mënyra krijuese për t’iu përgjigjur pyetjeve, me po ose jo, të Teneyck në lidhje me se sa në rrezik ishte ajo dhe nëna e saj dhe ndihmën për të cilën kishin nevojë.

Teneyck: A ka edhe ndonjë tjetër aty?

Telefonuesja: Po, më duhet një picë e madhe.

Teneyck: Në rregull. Po ndihmë mjekësore, a keni nevojë për ilaçe?

Telefonuesja: Jo. Me piperoni.

Është e paqartë se nga e ka zanafillën  kjo ide , por një skenar shumë i ngjashëm u përdor në një fushatë nga Shoqata Norvegjeze e Strehave të Grave në 2010.

Burimi: BBC

Përshtati në shqip: (a.k/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dhune ne familje porosi per pica telefonata qe shpetoi jeten dhune ne familje porosi per pica telefonata qe shpetoi jeten

Sondazh

Poll