Politike

Shkarkimi i Metës/ Alban Zeneli: Po kërkoni të bëni pazare, Rama të dal para shqiptarëve e të thotë e ka shkelur apo jo

22 Nëntor 2019, 10:54 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Alban Zeneli: Po kërkoni të bëni pazare,

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, nën/kryetari Alban Zeneli ka deklaruar se ka ardhur koha që të merret një vendim edhe për këtë çështje. Ai ka theksuar në fjalën e tij se mazhoranca po kërkon kohë për zgjatjen e hetimeve për të bërë pazare.

“Mund të rishikojmë që sot. Të jepet një mendim i prerë, nëse e ka shkelur apo nuk e ka shkelur Meta Kushtetutën. Rama duhet të dal para shqiptarëve e të thotë e ka shkelur apo jo Meta kushtetutën. Ndërsa ju po kërkoni kohë, po kërkoni të bëni pazare”, është shprehur ai.

Ndërsa Manja ka reaguar duke iu përgjigjur: “Ne jemi drejt fundit të procesit”. 

Shkarkimi i Presidentit

Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi. Vendi u fut në zgjedhje. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Tashmë shkarkimi i Metës ndodhet në dorë të Komisionit Hetimor, i cili do të nxjerrë një raport. Venecia ndërkohë pasi ka dëgjuar palët nxorri vendimin e saj përfundimtar dhe ku u shpreh “Edhe nëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikohet”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alban zeneli ps shkarkon metën alban zeneli ps shkarkon metën

Sondazh

Poll