Politike

FATURA/ U shoqërua në Polici se i bllokoi rrugën Ramës, kreu i PD në Sarandë në borxh me shtetin, si ka paguar 14 milion

22 Nëntor 2019, 10:52 Nga DOSJA
FATURA/ U shoqërua në Polici se i bllokoi rrugën Ramës, kreu

TIRANË– Drejtuesi i Degës së Partisë Demokratike Sarandë, Hariz Mema rezulton debitor me kompaninë e OSSHE-së.

Sipas një dokumenti të publikuar nga Tema, biznesi i Memës rezulton se ka 14 milion lekë pa paguar.

Shuma fillestare e borxhit nga shtetit ka qënë rreth 8 milionë, ndërsa më pas pjesa tjetër është shtuar si kamatë vonesë. 

Kush është Hariz Mema: 

Mema u rizgjodh për herë të dytë si drejtues i PD-së për qarkun me 94% të votave në zgjedhjet e zhvilluara nëntorin e shkuar. Më 24 qershor të këtij viti, Mema u shoqërua në Polici për tubim të paligjshëm pasi protestonte kundër takimeve elektorale të kryeministrit Edi Rama në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hariz mema kreu i pd ne sarande sarande hariz mema kreu i pd ne sarande sarande

Sondazh

Poll