Aktualitet

Vdiq në një qendër emigracioni në Angli, familjarët e shqiptarit kërkojnë përgjigje: Duam vetëm të dimë se çfarë ka ndodhur!

lfred Dosku vdiq në spitalin në Redhill, Surrey, më 17 nëntor 2023 pasi u gjet nga stafi i qendrës së imigracionit, i cili u përpoq ta kthente në jetë duke kryer ndihmën mjekësore.

16 Prill 2024, 19:33 Nga N.F
Vdiq në një qendër emigracioni në Angli, familjarët e
Foto ilustruese

ANGLI- Familja e emigranti shqiptar i cili u gjet i vdekur në një qendër emigracioni në Angli. Alfred Dosku vdiq në spitalin në Redhill, Surrey, më 17 nëntor 2023 pasi u gjet nga stafi i qendrës së imigracionit, i cili u përpoq ta kthente në jetë duke kryer ndihmën mjekësore.

Një hetim në gjykatën e Horsham Coroner, West Sussex, do të mbahet për vdekjen e 37-vjeçarit. Kushërira e Doskut, Ledisa Hysa Dosku tha duan të dinë se çfarë ka ndodhur me shqiptarin.

“Duam vetëm të dimë se çfarë ka ndodhur,”  u shpreh ajo.

Gjatë një rishikimi para hetimit, mjekja Penelope Schofield tha se hetimi do të shqyrtonte çështjet që lidhen me vdekjen e tij. Hysa Dosku tha se kushëriri i saj ishte shumë i zgjuar, duke shtuar se familja nuk e kuptonte se si ai përfundoi në qendrën e imigracionit.

“Bisedën e fundit me vëllanë e ndjeu kur foli me të, ishte gati të kthehej. Ishte gati të bashkohej me familjen”, tha ajo.

Ajo shtoi se vdekja e Dosku ishte plotësisht e pakuptueshme. Përfaqësimi ligjor për qeverinë dhe Serco ishin gjithashtu të pranishëm në seancën dëgjimore, e cila caktoi një shqyrtim të mëtejshëm para-hetues për në qershor.

Practice Plus Group të cilët i ofruan ndihmën e parë në përpjekjet për të shpëtuar shqiptarin do të ftohet gjithashtu për të folur në lidhje me hetimin. Hetimi është planifikuar të zhvillohet brenda dhjetorit të këtij viti në një datë që do të vendoset.

angli shqitar emigracion

Sondazh

Poll