Aktualitet

Nga dhuna ndaj bashkëshortes tek posedimi i lëndëve narkotike, arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Fier

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale posedimi i lëndëve narkotike dhe ndërtimi pa leje në banesë.

16 Prill 2024, 14:18 Nga S.B
Nga dhuna ndaj bashkëshortes tek posedimi i lëndëve narkotike,
foto ilustruese

FIER- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se arrestimet kanë ardhur si pasojë e përfshirjes në një aksident mes një makine dhe një motomjeti si dhe për dhunë ndaj bashkëshortes.

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale posedimi i lëndëve narkotike dhe ndërtimi pa leje në banesë. Me rastet do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin T. V., 66 vjeç, banues në Divjakë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip "Renault", është përfshirë në aksident me motomjetin me drejtues shtetasin A. P., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 57 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Xh., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier vepra penale

Sondazh

Poll