16 Prill 2024, 14:58
Nga S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohen dy persona, procedohet penalisht një tjetër dhe shpallet në kërkim një i ri për vepra të ndryshme penale në Korçë. Mësohet se një 23-vjeçar është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 29 ditë burgim pasi ka kryer marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur.
Gjithashtu një tjetër person është arrestuar pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte në gjendje të dehur. Një grua është proceduar në gjendje të lirë pasi ka dhunuar nënën e saj.
Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një person. Bëhet me dije se në rrugën Pogradec-Tushemisht një drejtues ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për ndalimin e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. X., 47 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. P., 19 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
--
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 16.04.2024, rreth orës 13:25, në rrugën “Pogradec-Tushemisht”, shtetasi K. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja S. A., 57 vjeçe, banuese në Prrenjas, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
korce vepra penale
Aktualitet
16 Prill 2024, 14:29
S.B
pamje nga ngjarja
DURRËS- Arrestohen dy persona në flagrancë dhe procedohen penalisht tre të tjerë në Portin e Durrë...
Aktualitet
16 Prill 2024, 14:18
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Bë...
Aktualitet
16 Prill 2024, 14:10
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Elbasan për vepra të ndryshme penale. ...
Aktualitet
16 Prill 2024, 14:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për tre ish-zyrtarë dhe një qytetar, p&...
Aktualitet
16 Prill 2024, 12:12
I.A
Policia e Durresit
DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar pas 3 ditësh për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të...
Aktualitet
16 Prill 2024, 11:33
I.A
Ille Gjuni
DURRËS- Nëna e djalit 3-vjeçar që është rrëmbyer nga gjyshërit nga ana e babait në Durrë...
Aktualitet
16 Prill 2024, 11:16
I.A
Ille gjuni
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës prej disa ditësh. Një fëmijë vetëm 3 vj...
Aktualitet
16 Prill 2024, 10:39
I.A
Falsifikimet
TIRANË- Një kompani që falsifikonte vulat dhe firmat shtetërore është vënë në sekuestro dit&...
Aktualitet
16 Prill 2024, 10:26
I.A
Besnik Pjetri
LEZHË- Besnik Pjetri është dënuar ditën e sotme me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-v...
Aktualitet
16 Prill 2024, 10:22
I.A
Policia
TIRANË- Krahu i djathtë i 'Rrumit të Shijakut', Agron Bejdolli është vënë në pranga ditën e...