Aktualitet

Akuzohet për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, del fotoja e Agron Bejdollit

Ngjarja nisi nga një përplasje ne autostradën Tiranë-Durrës ku dy vëllezërit Beqiraj ishin duke qarkulluar me një motor "Piaggo". Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona.

16 Prill 2024, 15:35 Nga r.ll
Akuzohet për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, del fotoja e
agron bejdolli

DURRËS- Ka dalë fotoja e Agron Bejdollit, i cili u vu në pranga sot në Spitallë të Durrësit. Bejdolli i cili njihet si krahu i djathtë i "Rrumit të Shijakut", është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me "Rrumin", të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022. 

Akuzohet për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, del fotoja e
agron bejdolli

Ngjarja nisi nga një përplasje ne autostradën Tiranë-Durrës ku dy vëllezërit Beqiraj ishin duke qarkulluar me një motor "Piaggo". Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t'u sqaruar, por situata agravoi. Gjatë konfliktit, Indrit Beqiraj është marrë peng. Ndërsa policia ishte vënë në lëvizje për ta liruar atë, autorët e kanë lënë të lirë, kanë braktisur mjetin dhe janë arratisur. Midis tyre dyshohet të ketë qenë edhe “Rrumi”.

Më pas, operacioni policor i koduar “Porositësi”, u organizuar nga Policia e Durrësit pas dëshmisë së dy vëllezërve Beqiraj, të cilët denoncuan në polici dhunën e ushtruar ndaj tyre nga disa persona, për të përfunduar më pas në pranga si “vrasës me pagesë”. Zbërthimi i tyre përpara organeve të hetimit ka mundësuar jo vetëm veprimtarinë e tyre kriminale, por edhe zbardhjen e disa vrasjeve, të cilët kishin mbetur në sirtarët e policisë si ngjarje pa autorë. 

Vëllezërit kishin marrë porosi edhe për eliminimin e Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi” i Shijakut. Një nga personat e përfshirë në dhunimin e vëllezërve gjatë së shtunës ishte pikërisht miku i “Rrumit”, i cili me sa duket ka pasur informacion për tentativën e tyre për ta vrarë.

agron bejdolli rrumi i shijakut indrit beqiraj gentian beqiraj

Sondazh

Poll