Aktualitet

Falsifikuan dokumentet e një sipërfaqeje toke në Bërxullë, ‘arrest me burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe një qytetar

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

16 Prill 2024, 14:06 Nga M.B
Falsifikuan dokumentet e një sipërfaqeje toke në
Foto ilustruese

TIRANA- Masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për tre ish-zyrtarë dhe një qytetar, për tjetërsimin e 7500 m2 sipërfaqe tokë në fshatin Bërxullë të Vorës. Mësohet se Y. M., 55 vjeç, K. B., 65 vjeç, A. L., 53 vjeç, të tre banues në Vorë, dhe K. A., 60 vjeç, banues në Kombinat, akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës.

Sipas verifikimeve, këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, e cila u sekuestrua në kuadër të operacionit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, operacioni policor i koduar "Haunting". Ekzekutohet masa e sigurisë "Arrest në burg", për 4 shtetas. Sekuestrohet një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Haunting", për ekzekutimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës” dhe "Falsifikimi i dokumenteve", për shtetasit:

Y. M., 55 vjeç, K. B., 65 vjeç, A. L., 53 vjeç, të tre banues në Vorë, dhe K. A., 60 vjeç, banues në Kombinat. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

berxulle

Sondazh

Poll