Aktualitet

Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, policia e Durrësit bëhet e gjallë pas 3 ditësh: Po vijojnë kërkimet intensive

Ndërkohë që kërkimet për të miturin vazhdojnë ende, pasi nuk dihet se ku ndodhet. 

16 Prill 2024, 12:12 Nga I.A
Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, policia e Durrësit
Policia e Durresit

DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar pas 3 ditësh për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të një 3-vjeçari nga gjyshërit e tij. Vetëm pasi ngjarja mori përmasa mediatike, policia ka theksuar se gjyshi që ka marrë fëmijën është proceduar penalisht. Ndërkohë që kërkimet për të miturin vazhdojnë ende, pasi nuk dihet se ku ndodhet. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 60 vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij. Për ecurinë e kërkimeve dhe të veprimeve hetimore për këtë rast do të ketë njoftime të tjera në vijim. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.

ille gjuni rrembehet 3-vjecari nga gjysherit

Sondazh

Poll