Politike

Bushati: Bota po përjeton një Luftë të Tretë Botërore

Bushati tha se bota duket sikur po përjeton një Luftë të Tretë Botërore, që ka për karakteristikë zhvillimin e një sërë konfliktesh që në dukje janë rajonale por që kanë impakt shumë të madh.

15 Prill 2024, 21:35 Nga I.A
Bushati: Bota po përjeton një Luftë të Tretë
Ditmir Bushati

TIRANË- Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se konflikti i fundit mes Izraelit dhe Iranit është një kambanë alarmi se ku po shkon rendi botëror. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Bushati tha se bota duket sikur po përjeton një Luftë të Tretë Botërore, që ka për karakteristikë zhvillimin e një sërë konfliktesh që në dukje janë rajonale por që kanë impakt shumë të madh.

“Kam përshtypje se po ambientohemi me konfliktet dhe luftërat, 2 vjet më parë na i duk i paprecedentë sulmi i Rusisë në Ukrainë dhe duket se na mungon sensi i kriticizmit. Ndoshta po jetojmë në Luftën e Tretë Botërore. Lufta e Tretë Botërore ka për karakteristikë zhvillimin e një sërë konfliktesh që në dukje janë rajonale, por që kanë impakt shumë të madh. Me luftën në Ukrainë, që nga çmimet e ushqimeve deri te nafta janë rritur, jeta është bërë më e shtrenjtë. Kemi një tkurrje të shtresës së mesme, valët e refugjatëve, që nga 2015 me konfliktin në Siri e në vazhdim. Kemi një përplasje mes Perëndimit dhe Lindjes brenda Europës për mënyrën se si ne i trajtojmë të tjerët, të ndryshmit. Dhe së fundmi kemi një rritje qoftë të antisemitizmit dhe islamofobisë që janë burime ushqimi për partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë dhe të mos harrojmë që ky është një vit zgjedhor në SHBA dhe BE. Sado që ne na duket si një luftë nga TV dhe sado po na kthehet në ‘këmishë për mish’, shihet qartë që rendi ndërkombëtar që përqafuam pas rënies së komunizmit ka marrë goditje të forta”, tha Bushati.

ditmir bushati

Sondazh

Poll