Politike

Meta akuza SPAK-ut: Organizatë politike, i shërben Ramës e Veliajt

Po ashtu Meta tha se nuk ka frikë nga SPAK ndërsa sfidoi hapur kreun e këtij institucioni, Altin Dumanin kur kërkoi një përballje me të në emision.

15 Prill 2024, 22:33 Nga I.A
Meta akuza SPAK-ut: Organizatë politike, i shërben Ramës e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme është organizatë që i shërben kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta akuzoi SPAK se po i shërben regjimit të Rilindjes. Po ashtu Meta tha se nuk ka frikë nga SPAK ndërsa sfidoi hapur kreun e këtij institucioni, Altin Dumanin kur kërkoi një përballje me të në emision.

SPAK në shërbim të Edi Ramës. Po mbron Erion Veliaj, nuk ka kurajë të tregojë ku janë milionët e dollarëve që ka denoncuar Arben Ahmetaj. Unë nuk kam asnjë problem me SPAK, ma sill këtu Altin Dumanin. Me këto presioni do të ndalojë Ilir Metën për të mos rikthyer demokracinë. SPAKU i duhet Edi Ramës. E ka marrë peng ashtu siç ka marrë vulën e Partisë Demokratike. SPAK më heton mua, unë po e hetoj atë. Nuk ka kurajë ti vërë hekurat Erion Veliajt për inceneratorët . Unë kam 30 vjet në hetim, nuk kam asnjë gjë për t’u hetuar. Kam qenë shëmbullor në politikë, e kam shqepur Edi ramën. Komisionin hetomor të Edi Ramës. SPAK organizzatë politike, institucion i rilindjes. Unë nuk kam llogaritur prokurorinë e 1992 e jo më këtë tani. Tani jam me shumë përvojë. Sipas të dhënave të mia, Altin Dumani është takuar me McGonigal. Ta harrojë SPAK-u tarallaku se mund të marrë peng Partinë e Lirisë me presione dhe duke kapur peng ndonjë “laraskë”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll