Politike

Bushati flet për 1 rend të ri ndërkombëtar: E vjetra po vdes, si ndikojnë luftërat

Mes tjerash shtoi se këtë vit jemi në një vit zgjedhjesh dhe të luftërat që po zhvillohen dhe tensionet mes vendeve ndikojnë.

15 Prill 2024, 21:46 Nga I.A
Bushati flet për 1 rend të ri ndërkombëtar: E vjetra po
Ditmir Bushati

TIRANË- Ish-ministri i jashtëm ka folur në lidhje me situatën aktuale në Lindjen  e Mesme dhe ndikimi që ka në vendet e tjera. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati theksoi se rendi ndërkombëtar që ne përqafuam pas rënies së komunizmit ka marrë goditje shumë të forta. Mes tjerash shtoi se këtë vit jemi në një vit zgjedhjesh dhe të luftërat që po zhvillohen dhe tensionet mes vendeve ndikojnë.

“Që nga 2015 si pasojë e luftës në Siri, ka një debat shumë të madh në Europë përsa i përket valëve të refugjatëve. Gjithnjë e më tepër, ne nuk po e pranojmë të ndryshmin. Gjithnjë e më tepër ne po flasim për ambulancat e detit për kampet e refugjatëve dhe jo për integrimin e tyre. Gjithnjë e më tepër kemi një përplasje mes Lindjes dhe Perëndimit brenda Europës, për mënyrën se si ne i trajtojmë të tjerët të ndryshmit. Kemi një rritje qoftë të anti-semitizmit në Europë qoftë të islamofobisë, të cilat janë burime ushqime për partitë e ekstremit të djathë dhe të majtë. Mos të harrojmë se  ky është një vit zgjedhor në SHBA, në BE dhe në një pjesë të mirë të vendeve. Sado që ne po na kthehet në një këmishë për shtat të jetuarit në luftë apo në një situatë konflikti shihet  qartë se rendi ndërkombëtar që ne përqafuam pas rënies së komunizmit ka marrë goditje shumë të forta. Jemi në një situatë ku e vjetra nuk është më ajo që ishte, ndërkohë që ka një situatë vakumi që ende nuk po mbushet dhe po formatohet siç duhet”, tha ai.

ditmir bushati

Sondazh

Poll