Bota

VIDEO/ ‘Tornadot’ lënë gjurmë shkatërrimi në disa pjesë të Britanisë, 450 goditje rrufeje bëjnë kërdi

Gjithashtu sot, urat, kështjellat, parqet, klubet e golfit dhe tregjet në të gjithë Britaninë u mbyllën për shkak të erërave të forta pasi Zyra e Meteorologjisë lëshoi një paralajmërim urgjent.

15 Prill 2024, 22:52 Nga E. D
VIDEO/ ‘Tornadot’ lënë gjurmë shkatërrimi
foto nga vendngjarja

BIRITANI- Britania u godit nga të paktën dy tornado sot, ndërsa Zyra Met e vendosi vendin në gatishmëri për erëra deri në 88 km/h. Sipas raportimeve e para goditi Knutton në Staffordshire, duke dëmtuar makina dhe jo vetëm  rreth orës 6:30 të mëngjesit me pamje që kanë kapur momentin kur një kampshtëpizë u përmbys në një rrugë. E dyta përfshiu zonën West Bridgford të Nottingham rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Gjithashtu sot, urat, kështjellat, parqet, klubet e golfit dhe tregjet në të gjithë Britaninë u mbyllën për shkak të erërave të forta pasi Zyra e Meteorologjisë lëshoi një paralajmërim urgjent. Parashikuesit shtuan se ata zbuluan 450 goditje rrufeje që arritën në tokë këtë mëngjes. Kew Gardens në Londër ishte mbyllja “e profilit të lartë” për shkak të motit, ndërsa Ura M48 Severn që lidh Anglinë dhe Uellsin ishte gjithashtu e mbyllur.

Parqet në të gjithë Londrën si Queen’s Park, Highgate Wood dhe pjesë të Hampstead Heath u mbyllën sot, së bashku me disa vende të tjera. Tregjet dhe klubet e golfit gjithashtu nuk ishin në gjendje të hapeshin për shkak të motit pasi Zyra e Meteorologjisë tha se Anglia dhe Uellsi do të përballeshin me stuhi të forta deri në 90 km/h në orë dhe shi të dendur.

tornado britani

Sondazh

Poll