Politike

Shkarkimi i Metës/ Nis Komisioni Hetimor për Presidentin, Manja: Është guxim të shkelësh Kushtetutën, procesi drejt fundi

22 Nëntor 2019, 07:15 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Nis Komisioni Hetimor për Presidentin, Manja:

Tiranë– Nis Komisioni Hetimor për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Për pak minuta ky komision po zhvillohet me dyer të mbyllura pasi anëtarët po njihen me informacionin e klasifikuar nga SHISH, që sipas presidentit Meta, kjo ishte arsyeja që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja në fillim të seancën theksoi se do të shqyrtohet për opinionin e Komisionit të Venecias. Ai deklaroi se nuk duhet të shkojmë tek vija për të shkelur Kushtetutën pasi për të si jurtist të shkelësh Kushtetutën është një guxim i madh. Ndërsa nën-kryetari Alban Zeneli u shpreh se për këtë çështje duhet të merret një vendin dhe hodhi akuza se nga mazhoranca po tentohen të bëhen pazare. Manja theksoi se janë drejt fundit të procesit për këtë çështje.

Shkarkimi i Presidentit

Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi. Vendi u fut në zgjedhje. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Tashmë shkarkimi i Metës ndodhet në dorë të Komisionit Hetimor, i cili do të nxjerrë një raport. Venecia ndërkohë pasi ka dëgjuar palët nxorri vendimin e saj përfundimtar dhe ku u shpreh “Edhe nëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikohet”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën raporti final i venecias per meten ilir meta ps shkarkon metën raporti final i venecias per meten

Sondazh

Poll