Politike

FOTO/ Bashkim Fino shkel ligjin që e ka miratuar vet, kapet duke pirë puro në korridoret e Kryesisë së Kuvendit

22 Nëntor 2019, 09:26 Nga DOSJA
FOTO/ Bashkim Fino shkel ligjin që e ka miratuar vet, kapet duke pirë

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino sot ka thyer një nga ligjet që ai e ka miruatuar vet.  Fino, që njihet për pasionin e tij për purot, është fotografuar në ambientet e brendshme të Kuvendit duke tymosur një të tillë. 

Sipas fotove të publikuara nga “Panorama”, deputeti socialist ka shkelur ligjin, pikërisht në institucionin ku është miratuar. Ligji anti-duhan është ndryshuar dhe përmirësuar disa herë, por kjo nuk e ndaluar deputetin që të tymos në ambiente të mbyllura në korridoret e Kryesisë së Kuvendit. 

Ligji i duhanit legjitimisht njohur si Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani është një ligj që synon të ashpërsojë luftën ndaj pirjes së duhanit dhe ka hyrë në fuqi më 26 maj të vitit 2007. Nenet kryesore të këtij ligji kanë të bëjnë me ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha mjediset publike te mbyllura.

Neni 15

Ndalohet pirja e duhanit në: 

a) mjediset e punës; b) institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për pacientët); c) institucionet arsimore; ç) mjetet e transportit publik; d) mjedise tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës; dh) mjedise të tjera publike.

Në mjediset/institucionet e mësipërme nxirret një rregullore e brendshme, ku theksohet ndalimi i pirjes së duhanit në këto mjedise dhe përcaktohet qartë personi, i cili do të jetë përgjegjës për rastet e shkeljes së këtij ndalimi nga çdo person.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino bashkim fino me puro fino thyen ligjin bashkim fino bashkim fino me puro fino thyen ligjin

Sondazh

Poll