Bota

Aksident tragjik në Londër/ Humbin jetën 3 të rinj, një në gjendje të rëndë

Të tre personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy persona e tjerë u dërguan menjëherë në spital, me një në gjendje kritike për jetën dhe tjetrin me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

15 Prill 2024, 15:23 Nga E. D
Aksident tragjik në Londër/ Humbin jetën 3 të rinj, një
foto nga vendngjarja

LONDËR- Një aksiden tragjik ka ndodhur në Londër duke marrë jetën tre të rinjve dhe dy të tjerë janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në 23:26 të së dielës mbrëma pas raportimeve për një aksident. Sipas raportimeve pesë të rinj, të gjithë rreth të 20-ave, u gjetën brenda automjetit. 

Të tre personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy persona e tjerë u dërguan menjëherë në spital, me një në gjendje kritike për jetën dhe tjetrin me lëndime jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu polica ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.

aksident në londër

Sondazh

Poll