Bota

Takimi me Makovec, Bislimi kërkon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Bislimi theksoi domosdoshmërinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit evropian, veçanërisht trajtimit të aplikimit për anëtarësim në BE, ku mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat, përkundër progresit në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

15 Prill 2024, 14:51 Nga N.F
Takimi me Makovec, Bislimi kërkon heqjen e masave ndëshkuese të
Marko Makovec dhe Bislimi


KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë një takimi tw zhvilluar sot me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec ka kërkuar heqjen sa më parë të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, gjersa ato vijojnë të mbeten të padrejta.

Bislimi theksoi domosdoshmërinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit evropian, veçanërisht trajtimit të aplikimit për anëtarësim në BE, ku mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat, përkundër progresit në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në takim u bisedua edhe mbi zhvillimet e fundit në vend e rajon, fuqizimi i bashkëpunimit rajonal, vizioni i Planit të Rritjes si instrument që duhet të ndihmojë në konvergjencën mes shteteve të rajonit, por edhe atë me BE-në dhe perspektiva e zhvillimit dhe prosperitetit në shtetin tonë.

BE vazhdon të mbajë masat penalizuese ndaj Kosovës që përfshijnë pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dypalëshe.

 

marko makovec bislimi kosova be

Sondazh

Poll