Bota

Udhëheqësi i opozitës izraelite: Netanyahu dhe qeveria e tij janë një kërcënim ekzistencial për Izraelin

Lapid më tej shtoi duke i akuzuar ata për shkatërrimin e aftësisë parandaluese të Izraelit.

15 Prill 2024, 13:59 Nga N.F
Udhëheqësi i opozitës izraelite: Netanyahu dhe qeveria e tij
Yair Lapid

IZRAEL- Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid ka deklaruar se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij janë bërë një kërcënim ekzistencial për Izraelin. Lapid më tej shtoi duke i akuzuar ata për shkatërrimin e aftësisë parandaluese të Izraelit.

“Isha në Uashington javën e kaluar duke u takuar me të gjithë administratën. Ata janë të tronditur nga kjo qeveri: nga mungesa e përgjegjësisë, nga mungesa e profesionalizmit, nga menaxhimi i keq," u tha ai gazetarëve përpara një takimi të grupit parlamentar Yesh Atid të partisë së tij.

"Si miqtë dhe armiqtë e Izraelit nuhasin dobësi nga administrata aktuale," tha ai.

"Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë përmbushur angazhimet e tyre për sigurinë e Izraelit, Netanyahu nuk i ka përmbushur," shtoi Lapid.

“Ajo që ka mbetur nga zoti Security janë rrënojat nga Be'eri (kibuci ku sulmuesit e Hamasit sulmuan më 7 tetor, duke vrarë 100 njerëz dhe duke marrë peng shumë civilë) deri në Kiryat Shmona, dhuna e terroristëve hebrenj që kanë dalë jashtë kontrollit dhe humbja e plotë e aftësisë izraelite parandaluese,” përfundoi ai.

yair lapid lufta ne lindjen e mesme netanyahu

Sondazh

Poll