Bota

VIDEO/ Tensione jashtë kishës ku ndodhi sulmi me thikë në Sidnej, mbi 5000 besimtarë krijojnë trazira

Sulmuesi u arrestua dhe ishte në paraburgim nga policia kur një turmë ndjekësish të Emmanuelit (priftit) u mblodhën jashtë kishës duke brohoritur.

15 Prill 2024, 14:33 Nga S.B
VIDEO/ Tensione jashtë kishës ku ndodhi sulmi me thikë në
pamje nga ngjarja

SIDNEJ- Jashtë kishës ‘The Good Shepherd’ në perëndim të Sidneit pasi një burrë sulmoi me thikë priftin Mari Emmanuel ndërsa ai po predikonte live në rrjetet e tij sociale, ndodhën disa skena nga të pranishmit. Një turmë prej më shumë se 5000 personash të krishterë të zemëruar kanë rrethuar kishën ku qindra policë po ruanin sulmuesin.

Sulmuesi u arrestua dhe ishte në paraburgim nga policia kur një turmë ndjekësish të Emmanuelit (priftit) u mblodhën jashtë kishës duke brohoritur "Nxirreni jashtë". Për largimin e tyre është dashur të ndërhyjë policia dhe situata ka dalë jashtë kontrollit.

Sulmi u krye kundër priftit, i cili ndërsa predikonte në Kishën The Good Shepherd, në zonën Weakley, në perëndim të Sidneit papritmas një i huaj e godet me thikë disa herë. Besimtarët që ndodheshin në zonë kanë nxituar menjëherë për ta ndaluar, ndërsa raportohet për të paktën katër të plagosur.

sidnej kishe plagosje me thike

Sondazh

Poll