Bota

Ndalimi i Yanis Varoufakis në Gjermani, Tooze: Ministria e Brendshme ka lëshuar ndalimin pa përmendur bazën ligjore! Kjo nuk mund të qëndrojë

Në një reagim në llogarinë e tij në "X" Tooze shkruan se se autoritet gjermane kanë lëshuar një ndalim të të gjitha aktiviteteve të Varoufakis përmes një urdhëri nga Ministria e Brendshme. Tooze më tej shkuan se ky ndalim është lëshuar pa përmenduar bazën ligjore dhe se ky ndalim nuk mund të qëndrojë.

15 Prill 2024, 08:04 Nga N.F
Ndalimi i Yanis Varoufakis në Gjermani, Tooze: Ministria e Brendshme ka
Adam Tooze

GJERMANI- Profesori i historisë në Universitetin e Kolumbias si dhe drejtori i Institutit Evropian, Adam Tooze ka reaguar në lidhje me ndalimin e ish-ministrit grek të Financave në qeverinë Tsipras në vitin 2015, Yanis Varoufakis në Gjermani.

Në një reagim në llogarinë e tij në "X" Tooze shkruan se se autoritet gjermane kanë lëshuar një ndalim të të gjitha aktiviteteve të Varoufakis përmes një urdhëri nga Ministria e Brendshme. Tooze më tej shkuan se ky ndalim është lëshuar pa përmenduar bazën ligjore dhe se ky ndalim nuk mund të qëndrojë.

"Me udhëzime verbale të policisë gjermane Yanis Varoufakis është lëshuar me një ndalim të përgjithshëm për të gjitha aktivitetet "Betätigungsverbot" me sa duket me urdhër të Ministrisë së Brendshme pa përmendur bazën ligjore. Kjo nuk mund të qëndrojë," shkruan ai.

 Autoritetet gjermane kanë ndaluar ish-ministrin grek të Financave në qeverinë Tsipras në vitin 2015, Yanis Varoufakis, të hyjë në Gjermani. Ndalimi i tij në Gjermani vjen për shkak të një fjalimi që do të mbante në një konferencë për Gazën, kundër Izraelit dhe në favor të Palestinës.

Lajmin për ndalimin e tij në Gjermani e ka bërë të ditur vetë Varoufakis me postimin e tij në rrjetet sociale, ku shprehet se Ministria e Jashtme gjermane lëshoi një “Betätigungsverbot” (ndalim aktiviteti) ndaj tij dhe dy akademikëve të tjerë, pas një ndërhyrje të forcave policore në konferencën për Palestinën që do të mbahej në Berlin.

Sondazh

Poll