Bota

"Operacioni kundër Izraelit ka përfunduar", Turqia mesazh për Iranin: Nuk duam përshkallëzim të mëtejshëm në rajon

Mësohet se kryediplomati iranian në telefonatë tha se operacioni hakmarrës kundër Izraelit ka përfunduar dhe se Irani nuk do të nisë një operacion të ri nëse nuk sulmohet nga Izraeli.

15 Prill 2024, 07:41 Nga M.B
"Operacioni kundër Izraelit ka përfunduar", Turqia mesazh
Hakan Fidan

TURQIA- Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, në një telefonatë me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka theksuar se Turqia nuk dëshiron ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm në rajon. Mësohet se kryediplomati iranian në telefonatë tha se operacioni hakmarrës kundër Izraelit ka përfunduar dhe se Irani nuk do të nisë një operacion të ri nëse nuk sulmohet nga Izraeli. Amir-Abdollahian gjithashtu tha se nëse Irani sulmohet përsëri, atëherë Teherani do të japë një përgjigje edhe më të fortë këtë herë.

Më 13 prill Irani lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash drejt Izraelit si hakmarrje për sulmin e 1 prillit në Damask. Sulmi në Damask vrau shtatë zyrtar ushtarak iranianë, duke përfshirë një komandant të lartë të IRGC-së dhe tërhoqi reagime të ashpra nga zyrtarët e qeverisë iraniane, të cilët u zotuan për përgjigje vendimtare. Siç raportohet, IRGC-ja lëshoi më shumë se 300 drone dhe raketa në një sulm që zgjati disa orë, shumica prej të cilave u kapën nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore.

Sondazh

Poll