Bota

Opozita iraniane dënon sulmin ndaj Izraelit: Kudërshton vullnetin e qytetarëve

Pahlavi beson se rruga drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Lindjen e Mesme fillon duke e mbështetur popullin e Iranit që, sipas tij, po lufton për ta rimarrë vendin.

15 Prill 2024, 07:53 Nga M.B
Opozita iraniane dënon sulmin ndaj Izraelit: Kudërshton vullnetin e
Reza Pahlavi

IRAN- Figura të njohura të opozitës iraniane kanë dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve.

“Lufta e Khameneit nuk është lufta e Iranit apo e gjithë kombit iranian”, tha Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, duke shprehur pakënaqësitë e tij për regjimin e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

“Khamenei dhe regjimi i tij e kanë kthyer Iranin në një vend të prapambetur dhe të izoluar, dhe duke e përfshirë vendin në një luftë ata vetëm sa e shtojnë mjerimin”, shtoi Pahlavi.

Pahlavi beson se rruga drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Lindjen e Mesme fillon duke e mbështetur popullin e Iranit që, sipas tij, po lufton për ta rimarrë vendin.

opozita iraniane

Sondazh

Poll