Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres: Është koha për tu qetësuar dhe de-përshkallëzuar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ishte i pari që mbajti fjalën ndërsa bëri thirrje për një de-përshkallëzimin e dhunës të dielën pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

14 Prill 2024, 22:39 Nga N.F
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e
Antonio Guterres

IZRAEL- Ka nisur mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Lindjen e Mesme, me kërkesë të Benjamin Netanyahut pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ishte i pari që mbajti fjalën ndërsa bëri thirrje për një de-përshkallëzimin e dhunës të dielën pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

“Tani është koha për përmbajtje maksimale”, tha Guterres gjatë seancës urgjente të kërkuar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit pas sulmit.


“Populli i rajonit po përballet me një rrezik real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë,” tha ai.

“Tani është koha për të qetësuar dhe de-përshkallëzuar. Është koha të tërhiqemi nga pragu. Është jetike të shmanget çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme”, tha Guterres.

Ai tha se OKB-ja dhe vendet anëtare kanë një përgjegjësi të përbashkët" për të angazhuar të gjitha palët e interesuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim në konfliktin Izrael-Gaza.

"As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë," tha Gueterres.

lufta ne lindjen e mesme okb guterres

Sondazh

Poll