Politike

Takim me demokratët në Kuçovë, Salianji: PS barrikadë për zyrtarë që kanë probleme me ligjin! Janë në garë si të prodhojnë më shumë skandale!

Gjatë këtij takimi Salianji mbajti një fjalim ku u shpreh se Partia Demokratike është sot e bashkuar dhe më e fortë, ndërkohë që ka renditur edhe disa nga skandalet e mazhorancës në pushtet. Ai më tej shtoi se në Kucovë mes socialistësh u zgjodh një person me precedentë penal. 

14 Prill 2024, 18:14 Nga N.F
Takim me demokratët në Kuçovë, Salianji: PS barrikadë
Salianji

KUÇOVË- Ditën e somte Demokratët kanë zhvilluar një takim me qytetarët në Kuçovë. Në këtë takim kanë marrë pjesë sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, nëbkryetari i grupit parlamentar, Ervin Salianji, drejtuesi politik i qarkut, Eno Bozdo dhe koordinatori për qarqet e jugut, Aurel Bylykbashi.

Gjatë këtij takimi Salianji mbajti një fjalim ku u shpreh se Partia Demokratike është sot e bashkuar dhe më e fortë, ndërkohë që ka renditur edhe disa nga skandalet e mazhorancës në pushtet. Ai më tej shtoi se në Kucovë mes socialistësh u zgjodh një person me precedentë penal. 

Salianji shtoi se PS e mban Hajdarin me forcë në krye të bashkisë duke shkelur ligjin. Sipas demokratit Hajdari i Kucovës bën kërdinë, ndërsa hajdarët në qeverisje bëjnë kërdinë në të gjithë Shqipërinë.

“PD është sot 1, më e fortë e bashkuar dhe cilësore. Sot shohim që sallat e takimeve me demokratë janë plot. Edhe në Kucovë mes socialistësh ai futi dorën dhe zgjodhi një person me precedentë penal, ky Hajdari. Një person që ka probleme me ligjin. PS bëhet me barrikadë edhe e mban në institucione. E mbajtën me forcë në krye të bashkisë duke shkelur ligjin.

Hajdari i Kucovës bën kërdinë, ndërsa hajdarët në qeverisje bëjnë kërdinë në të gjithë Shqipërinë.
Janë në garë si të përfitojnë më shumë, të vjedhin e të abuzojnë më shumë, kush të prodhojë më shumë skandale.

Drejtësia e re është për të dënuar kundërshtarin politik për të izoluar liderin e opozitës, kur vjen puna që GJK jep vendim gjysmak si në rastin e Xhaçkës, PS e flak duke thënë që në vendin tonë nuk janë të gjithë të barabartë para ligjit. Janë kapur me ndërhyrje në sistemin TIMS”, tha ai.

pd kucove ps takim

Sondazh

Poll