Politike

Sulmi iranian ndaj Izraelit, Rama: Mbështesim përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit, solidarizohemi me popullin izraelit

Rama thotë se Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraeli, i cili kërcënon destabilizimin e rajonit. 

14 Prill 2024, 12:34 Nga r.ll
Sulmi iranian ndaj Izraelit, Rama: Mbështesim përpjekjet e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmet iraniane ndaj Izraelit. Përmes një postimi në "X", Rama thotë se Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraeli, i cili kërcënon destabilizimin e rajonit. 

Kryeministri shprehet se solidarizohet me popullin izraelit dhe mbështet përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Ai bëri gjithashtu thirrje për armëpushim në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve. 

REAGIMI I PLOTË I RAMËS:

Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.

Mbrëmjen e së shtunës, Irani nisi një sulm ajror me rreth 300 raketa, avionë dhe dronë luftarakë ndaj Izraelit. Sulmi erdhi si përgjigje për një sulm vdekjeprurës në ambasadën iranine në Siri, më 1 prill ku humbën jetën oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi. Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

edi rama lufta ne lindjen e mesme iran izrael

Sondazh

Poll