Politike

Çështja “Babale”/ Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e Olldashit, deputetit Ervin Salianji do të përbëhet nga: Iliba Bezati, Elona Toro, dhe Genti Shala.

13 Prill 2024, 15:27 Nga r.ll
Çështja “Babale”/ Gjykata e Apelit rrëzon
ervin salianji

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati nga shqyrtimi i çështjes së njohur si “Babalja” për të cilën u mbajt dje seanca gjyqësore ndaj deputetit Ervin Salianjit, Albert Veliut, Fredi Alizotit dhe Jetmir Olldashit.

NJOFTIMI I GJYKATËS:

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 13.04.2023, ora 13:05, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: “Përjashtimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtare Iliba Bezati”, bërë nga mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi, av. Indrit Sefa.

Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Brikena Ukperaj, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati.

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e Olldashit, deputetit Ervin Salianji do të përbëhet nga: Iliba Bezati, Elona Toro, dhe Genti Shala.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.

ervin salianji ceshtja babale

Sondazh

Poll