Politike

"Thirrja e Fatime Kryemadhit në SPAK nuk përbën interes për mua", Meta: "Bashkë Fitojmë" nëse do kishte funksionuar do të kishte fituar

Kreu i PL-së ka dhënë një koment edhe për videot sportive që poston në rrjetet sociale, duke thënë se qëllimi është të bësh sport dhe të mos pish mall.

13 Prill 2024, 15:39 Nga r.ll
"Thirrja e Fatime Kryemadhit në SPAK nuk përbën interes
ilir meta

KORÇË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga Korça paraditen e sotme ka komentuar marrjen në pyetje nga SPAK, të Fatime Kryemadhit, vjehrrës së tij. Meta e cilësoi si politike marrjen në pyetje të saj dhe pati kritika edhe për Prokurorinë e Posaçme.  Marrja në pyetje u bë në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA.

"Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike. Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do dal para gazetarëve edhe kur të më fitojnë do u bëj dhe një pyetje. Sepse kanë fituare një mandat tjetër së janë lodhur shumë, për 60 milionë euro. U lodhën shumë duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Erion Veliajn. U lodhën shumë duke hetuar PS, u lodhën shumë duke arrestuar ministra duke shpëtuar Edi Ramën. Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatime është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet "- tha Meta.

Ai ka shprehur kritikat e tij edhe për koalicionin "Bashkë Fitojmë" i cili u krijua me kreun e PD-së, Sali Berishën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit. 

"Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nëse do kishte funksionuar do të kishte fituar. Fakti që nuk funksionoi tregoi rezultatin në këshilla bashkiake. Shumë vota u trafikuan në parti inekzistente. Nëse gjithë këshilltarët e opozitës në Tiranë luftojnë si Tedi Blushi ta dini se ai lali i 5 d-ve nuk rri më tek zyra as 1 javë. E po kështu edhe për Raqkën tuaj. PL është më e fortë se kurrë dhe e gatshme për të qenë uragan dhe ti jap frymëmarrje aksionit opozitar. Po të ishte e dobët opozita nuk e izolonin Sali Berishën. Opozita lokale këtu është ku të thërret qameti, por shumë shpejt do ngrihet. Kemi ardhur të shohim aeroportin, stacionin hekurudhor, TEC, stadiumin. Opozita politike është shumë prapa qytetarëve. Investim i Edi Ramës ka qenë tek korruptimi i opozitës, për 10 vite kishte Lulzim Basha dhe tek korruptimi i ndërkombëtarëve.", u shpreh Meta.

Kreu i PL-së ka dhënë një koment edhe për videot sportive që poston në rrjetet sociale, duke thënë se qëllimi është të bësh sport dhe të mos pish mall.

"Kam marrë sustat me vete. Bëj stërvitje në zyrë. Sporti është pjesë e jetës sime. Kam qenë sportist. Mund të pyesnit edhe një mikun tim të paharruar që nuk jeton më nga Rrëmbeci. Qëllimi është bëni sport mos pini mall. Maja e Çikës më kanë thënë që është maja më e bukur në botë. Kam provuar Jezercën, do ta provoj dhe majën e Çikës. Sporti është prioritet madhor për PL. Sporti duhet të jetë prioritet edhe për Korçën, nuk duhen shkatërruar objektet sportive për kulla. U shokova edhe pak më parë me disa personalitete të sportit në Korçë, se si mundet që askush nga bashkia nuk mori pjesë në përcjelljen e një sportisti si Todi Vaso. Njeri  i jashtëzakonshëm. Pyeta si mund të ndodhi kjo gjë. Kishte bërë një krim të madh Todo Vaso, sepse kishte dal kundër prishjes së stadiumit dhe kullave të Rilindjes. Koha e mposhtjes së një fuqie të kalbur që bazohet mbi frikën e qytetarëve të saj dhe korruptimit të opozitës ka mbaruar.", tha ai.

ilir meta fatime kryemadhi spak bashke fitojme

Sondazh

Poll