Politike

Komisionet hetimore/ “Dëshmitarët do shoqërohen me polici, nëse nuk vijnë”, Salianji për marrëveshjen me PS: Nuk ishte e nevojshme

Ai tha se gjetja e dakordësisë me socialistët nuk ishte e nevojshme, ndërsa theksoi se nëse opozita do të vijonte aksionin e saj do të merrte 100% të kërkesave që kishte prej muajsh.

13 Prill 2024, 17:56 Nga r.ll
Komisionet hetimore/ “Dëshmitarët do shoqërohen me polici,
ervin salianji

TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji ka folur sa i përket marrëveshjes së arritur me mazhorancën, të cilën ai e kundërshtoi publikisht. Salianji u shpreh se me kryeministrin Rama nuk mund të ketë marrëveshje, pasi ky i fundit nuk respekton Kushtetutën

I ftuar në News24, tha se gjetja e dakordësisë me socialistët nuk ishte e nevojshme, ndërsa theksoi se nëse opozita do të vijonte aksionin e saj do të merrte 100% të kërkesave që kishte prej muajsh.

“Bashkimi i opozitës dhe krijimi i një fryme që është përçuar te elektorati dhe opinioni publik është një akt tjetër. Është i pamjaftueshëm, por ka krijuar këtë sinergji nga e cila mund të bëjmë të pamundurën për të shfaqur më shumë cilësi. Me Edi Ramën nuk mund të ketë marrëveshje që mban sepse ai nuk respekton Kushtetutën. Në këndvështrimin tim nuk ishte e nevojshme, sepse duket sikur patëm një tërheqje nga mënyra si u paraqit nga mazhoranca. Unë mendoja se duhet të vazhdonim aksionin deri sa të merrnim 100% të asaj që donim. Duke vazhduar besoj se do merrnim atë që kërkonim. Këndvështrimi im ka qenë ky, vendimi i grupit ishte që të ndodhte dhe u respektua ky i fundit. PS, edhe me këtë ligj që ka bërë komisionet hetimore, shikoni si po sillen. Nuk e shohin sepse unë mendoj se të gjithë që janë anëtarë të komisioneve hetimore duhet të jenë në krah të ligjit. PS mesa duket i sheh komisionet si ushtarë për të mbrojtur elementet kriminalë të përfshirë në këto raste”, u shpreh ai.

Deputeti i PD-së, foli gjithashtu edhe për dëshmitarët që do të thirren për hetimet ndërsa shtoi se nëse dëshmitarët nuk pranojnë të vijnë do të shoqërohen me polici. 

"Detyrimi për të dëshmuar nuk është me dëshirë. Nëse nuk vijnë shoqërohen me polici. Përpjekja e PS është ta bllokojë në komision duke përdorur votë për të qenë dëshmitarë. Do të vijnë me një këmbë, nuk kanë si i shmangen. I ngarkuari me punë i SHBA ka qenë i parë që e ka denoncuar, dhe kjo tregon e gjurmë kanë lënë”, tha Salianji

ervin salianji komisioni hetimor per tims

Sondazh

Poll