Sport

A duhet të kenë frikë tifozët kuqezi nga ISISI-s në Europian? Policia gjermane përgjigjet!

Sipas parashikimeve të tyre, policia gjermane bën me dije se pritet që në ato ditë të ndeshjeve të përfaqësueses sonë, do të jenë rreth 150 mijë tifozë shqiptarë që do të mbërrijnë në Gjermani, ose mesatarisht 50 mijë tifozë për secilën ndeshje.

14 Prill 2024, 17:44 Nga DOSJA

A duhet të kenë frikë tifozët kuqezi nga ISISI-s në

GJERMANI - Prej mëse një jave një pjesë e stafit përfaqëseses së delegacionit shqiptarë pjesë e Euro 2024, ndodhet në Gjermani bashkë me përfaqësuesit e UEFA-s. Veç seminareve e diskutimeve të punës apo edhe ai diskutim teknik i trajnerëve për të shtuar numrin e lojtarëve nga 23 në 26-të, është bërë kontrolli përfundimtarë i bazës kuqezi në Kaizerau, ku do të qëndrojë kombëtarja jonë gjatë Europianit.

A duhet të kenë frikë tifozët kuqezi nga ISISI-s në

Këto janë disa imazhe të kësaj baze nga ky inspektim i fundit, ku për momentin ka ende edhe njerëz të tjerë, por që nga prania e kuqezinjëve ate në javën e dytë të qershorit, kjo qendër e madhe sportive dhe ky hotel, me 90 dhoma, do të jetë ekskluziv për kombëtaren kuqezi dhe stafin e saj mbështetës.

A duhet të kenë frikë tifozët kuqezi nga ISISI-s në

Vec hotelit, aty është edhe fusha stervitorej, salla e konferecave, palestra e forcës dhe gjithçka që i duhet një ekipi futbolli, pasi më parë aty kanë qëndruar edhe kombëtare apo klube të tjera, përfshirë kombëtaren e Gjermanisë, apo të Brazilit, apo edhe klube si Bayerni i Mynihut apo Dortmundi.

A duhet të kenë frikë tifozët kuqezi nga ISISI-s në

Këtë herë ka qenë edhe kryetari i bashkisë së zonës dhe disa përfaqësues lokal të policisë të cilët kanë të pranishëm për të diskutuar rreth kombëtares, akomodimit dhe sigurisë, madje edhe pritshmërisë së tifozerisë shqiptare në Gjermani për ato 15 ditë të para, që do të jetë atje ekipi ynë përfaqësues.

Sa i përket kërcënimeve të ISIS, që qarkullojnë këto ditë në për media të ndryshme, përfaqësues të policisë gjermane kanë siguruar delegacionin shqiptarë se për momentin nuk ka asgjë që mund të kërcënojë eventin, apo stafin dhe ekipet, në këtë rast Shqipërinë. Madje ata kanë siguruar se janë marrë të gjitha masat edhe pse nuk ka asgjë të ekzagjeruar apo ndonjë masë shtesë për t’u ndjerë të rrezikuar.

A duhet të kenë frikë tifozët kuqezi nga ISISI-s në

Sipas parashikimeve të tyre, policia gjermane bën me dije se pritet që në ato ditë të ndeshjeve të përfaqësueses sonë, do të jenë rreth 150 mijë tifozë shqiptarë që do të mbërrijnë në Gjermani, ose mesatarisht 50 mijë tifozë për secilën ndeshje, sigurisht këtu përfshihen edhe ata pa bileta, pasi janë të shumtë ata që do të udhëtojnë atje edhe për të qenë të pranishëm, për ta ndjekur në “Fasn Zone” (Zonat e Tifozëve) duke e konceptuar Europianin si një lloj turizmi apo një pjesë të pushimeve verore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll