Sport

VIDEO / Milani harron të fitojë, ngec ndaj Sassuolos!

Nuk kanë mundur të rikthehet në rutmin e mëparshëm madje ka ngadalësuar ritmin në fushën e Sassuolos në pasditen e ndeshjes së 32-të të Serisë A.

14 Prill 2024, 17:26 Nga DOSJA
VIDEO / Milani harron të fitojë, ngec ndaj Sassuolos!

ITALI - Pas disfatës ndaj Romës, Milani nuk ka mundur të rikthehet në rutmin e mëparshëm madje ka ngadalësuar ritmin në fushën e Sassuolos në pasditen e ndeshjes së 32-të të Serisë A.

Kuqezinjtë e gjejnë veten menjëherë në disavantazh të dy golave, 2-0 pas 10 minutave lojë, pas rrjetave të Pinamontit dhe Laurientiè.

Leao ngushtoi diferencën dhe çoi shifrat në shënoi në 2-1 duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Laurientié e çoi edhe një here rezultatin në 2 gola diferencë, 3-1, ndërkohë që djemt e Piolit arritën të barazojnë falë Joviç dhe Okafor. Milani tentoi të fitojë ndeshjen por ishte e pamundur pavarësisht rasteve të krijuara.

Hap i rëndësishëm drejt shpëtimit për Sassuolon nga ana tjetër Milani largohet edhe më tepër nga kreu që mban Interi, në prag të Derbit që mund të kthehet në makth për kuqezinjtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll