Sport

Premier League/ Haaland, lojtari i tretë që shënon mbi 20 gola në dy sezonet e parë!

Norvegjezi shënoi kundër Luton Town dhe barazoi dy legjendat e futbollit anglez në këtë rekord mbresëlënës…

14 Prill 2024, 15:30 Nga DOSJA

Premier League/ Haaland, lojtari i tretë që shënon mbi 20 gola

ANGLI - Erling Haaland është lojtari i tretë në historinë e Premier League që shënon mbi 20 gola (ose më shumë) në secilin nga dy sezonet e tij të parë.

Sezonin e kaluar ai shënoi 36 gola, duke thyer rekordin (i ndarë nga Alan Shearer dhe Andy Cole, me 34) për më shumë gola në një edicion të vetëm të kampionatit anglez, në vitin e tij debutues.

Sulmuesi shënoi një gol, duke shndërruar një penallti në fitoren në shtëpi të Mançester Cityt  ndaj Luton Town (5-1), duke arritur këtë rekord mbresëlënës, pavarësisht se kishte humbur disa ndeshje për shkak të dëmtimit këtë sezon.

Përveç norvegjezit, dy ish-futbollistët e tjerë janë Andy Cole (Newcastle, në 1993/94 dhe 1994/95), dhe Ruud van Nistelrooy (Manchester United), madje holandezi arriti ta bëjë këtë për tre sezone radhazi (2001/02, 2002/03 dhe 2003/04). A ka një tjetër rekord për Haaland për të thyer sezonin e ardhshëm?

Vetëm tre lojtarë kanë shënuar 20+ gola në dy sezonet e tyre të parë në Premier League:
● Andy Cole (93/94 & 94/95)
● Ruud van Nistelrooy (01/02, 02/03, 03/04)
● Erling Haaland (22 /23 & 23/24)
Por ai me gjasa nuk do të ndalet këtu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll