Sport

VIDEO / Uzuni shënon golin e 10-të në La Liga

Por skuadra andaluziane renditet e parafundit, duke qenë shumë pikë larg zonës së shpëtimit.

14 Prill 2024, 17:10 Nga DOSJA
VIDEO / Uzuni shënon golin e 10-të në La Liga

SPANJE - Myrto Uzuni shënoi golin e radhës në La Liga, duke kaluar Granadën në avantazh përballë Alavesit. Ishte minuta e nëntë kur sulmuesi i kombëtares shqiptare ekzekutoi saktë një penallti. Duke gjetur golin e dhjetë në kampionatin spanjoll.


Avantazh i rëndësishëm për Granadën, që shpreson të t’i japë fund ecurisë negative prej pesë humbjesh radhazi.Në minutën e 38-të Boye sënoi edhe golin e dytë duk ei çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në avantazin 2-0. Skuadra andaluziane renditet e parafundit, duke qenë shumë pikë larg zonës së shpëtimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll