Sport

Ruben Amorim flet për të ardhmen e tij mes thashethemeve për t’u ulur në ‘Anfield’

Ruben Amorim ka bërë një prononcim të madh për të ardhmen e tij mes fjalëve se ai dëshiron të marrë drejtimin e Liverpool sezonin e ardhshëm.

14 Prill 2024, 17:00 Nga DOSJA

Ruben Amorim flet për të ardhmen e tij mes thashethemeve për

ANGLI - Ruben Amorim është shfaqur si favorit për të marrë drejtimin nga Jurgen Klopp në Liverpool në fund të sezonit, që kur Xabi Alonso publikisht ia kushtoi të ardhmen e tij Bayer Leverkusenit.

‘Sky’ i Gjermanisë madje pretendoi në fillim të kësaj jave se 39-vjeçari kishte rënë dakord për një marrëveshje verbale në parim me klubin Merseyside.

Megjithatë, trajneri i Sporting ka mohuar me forcë që një takim me Liverpool-in të ketë ndodhur, dhe këmbënguli se fokusi i tij aktual është të fitojë titullin në Portugali!
Konkretisht, me irritim të dukshëm ai deklaroi në një konferencë për shtyp: “Kjo është hera e fundit që do të flas për të ardhmen time.

Nuk ka patur asnjë intervistë dhe sigurisht asnjë marrëveshje (me Liverpool). E vetmja gjë që duam të gjithë këtu është të bëhemi kampionë me Sportingun, asgjë nuk do të ndryshojë.

Unë jam trajner i Sportingut dhe nuk ka pasur asnjë intervistë, apo marrëveshje me asnjë klub. Unë jam i fokusuar, si gjithmonë, në përfaqësimin e klubit tim. Pasi nuk kam çfarë të them tjetër...”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll