Sport

José Mourinho gati për t’u ulur në pankinën e West Ham: "Ai fiton trofe"…

David Moyes duhet të largohet nga ‘Hammers’ në fund të sezonit

14 Prill 2024, 15:00 Nga DOSJA

 José Mourinho gati për t’u ulur në pankinën e West

ANGLI - I papunë që nga janari, kur u largua nga Roma, José Mourinho është një nga trajnerët më tërheqës në treg dhe tashmë trajneri portugez, i cili tashmë është lidhur me disa klube, me gjasa është projektuar për te West Ham.

Sipas uebsajtit ‘Team Talk’, Mourinho do të jetë në sy të ‘Hammers’, të cilët janë në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar David Moyes, të cilit kontrata i përfundon në verë dhe që nuk pritet të rinovohet.

Përveç Mourinhos, janë përmendur edhe emrat Julen Lopetegui dhe Graham Potter, por portugezi duket se është favorit.

"Unë jam një tifoz i madh i Mourinhos, nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit për të. Ai djalosh mund të fitojë gara dhe trofe. Ai nuk ishte mjaft i mirë për Manchester United, por ai fitoi një Europa League dhe Kupën e Ligës",- tha Frank McAvennie, ish-sulmues i West Hamit, për portalin ‘Football Insider’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll