Bota

Mediat amerikane: 70 drone iraniane u rrëzuan nga forcat detare amerikane në Mesdhe

Media amerikane ABC News shkruan se një zyrtar amerikan i paidentifikuar tha se një sistem anti-raketor i marinës amerikane në Mesdheun lindor rrëzoi gjithashtu një numër të papërcaktuar raketash balistike të lëshuara nga Irani.

14 Prill 2024, 13:07 Nga I.A
Mediat amerikane: 70 drone iraniane u rrëzuan nga forcat detare amerikane
Dronet

IRAN- Forcat detare amerikane rrëzuan rreth 70 dronë sulmues iranianë të nisur drejt Izraelit. Media amerikane ABC News shkruan se një zyrtar amerikan i paidentifikuar tha se një sistem anti-raketor i marinës amerikane në Mesdheun lindor rrëzoi gjithashtu një numër të papërcaktuar raketash balistike të lëshuara nga Irani.

Përveç ndihmës ushtarake amerikane, Izraeli thotë se Franca gjithashtu ndihmoi gjatë sulmit dhe Jordania tha se hoqi predha të qëlluara mbi hapësirën e saj ajrore.

Mbrëmjen e së shtunës, Irani nisi një sulm ajror me rreth 300 raketa, avionë dhe dronë luftarakë ndaj Izraelit. Sulmi erdhi si përgjigje për një sulm vdekjeprurës në ambasadën iranine në Siri, më 1 prill ku humbën jetën oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi. Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll