Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Ushtria izraelite sulmon familjet e zhvendosura që përpiqen të kthehen në veri të Gazës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa familje arritën të kthehen në veri, kështu që njerëzit filluan të mblidhen në grupe të mëdha për të shtyrë rrugën drejt pjesës veriore të Rripit të Gazës.

14 Prill 2024, 13:03 Nga I.A
Lufta në Lindjen e Mesme/ Ushtria izraelite sulmon familjet e zhvendosura
Ushtria izraelite

GAZA- Një nga operacionet e fundit ushtarake izraelite në Gaza ka shënjestruar një grup palestinezësh që ishin përgatitur të ktheheshin në veri të Rripit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa familje arritën të kthehen në veri, kështu që njerëzit filluan të mblidhen në grupe të mëdha për të shtyrë rrugën drejt pjesës veriore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite kishte bllokuar rrugën me tanke, duke hedhur granata tymuese në drejtim të turmës. Ata u thanë atyre që të kthehen pasi ushtria izraelite nuk ka marrë ende një vendim për të lejuar njerëzit të kthehen në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Mbrëmjen e së shtunës, Irani nisi një sulm ajror me rreth 300 raketa, avionë dhe dronë luftarakë ndaj Izraelit. Sulmi erdhi si përgjigje për një sulm vdekjeprurës në ambasadën iranine në Siri, më 1 prill ku humbën jetën oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi. Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll