Bota

Sulmi iranian ndaj Izraelit, Kurti: Bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive, rrezikohet destabilizimi i gjithë rajonit

Mbrëmjen e së shtunës, Irani nisi një sulm ajror me rreth 300 raketa, avionë dhe dronë luftarakë ndaj Izraelit. Sulmi erdhi si përgjigje për një sulm vdekjeprurës në ambasadën iranine në Siri, më 1 prill ku humbën jetën oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike.

14 Prill 2024, 11:24 Nga r.ll
Sulmi iranian ndaj Izraelit, Kurti: Bota duhet t’i japë
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit. Përmes një postimi në "X", ai ka thënë se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit.

“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.

Mbrëmjen e së shtunës, Irani nisi një sulm ajror me rreth 300 raketa, avionë dhe dronë luftarakë ndaj Izraelit. Sulmi erdhi si përgjigje për një sulm vdekjeprurës në ambasadën iranine në Siri, më 1 prill ku humbën jetën oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

albin kurti lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll