Bota

VIDEO/ Po shkrepte foto të një burri, 39-vjeçarja bie nga një lartësi prej 50 metrash

Sipas raportimeve 39-vjeçarja Inessa Polenko estetikja ruse dha frymën e fundit në spital ku u dërgua e plagosur rëndë. Polenko ka postuar shpesh në rrjetet sociale nga udhëtimet e saj nëpër botë së fundmi në Dubai, Egjipt dhe Krime.

14 Prill 2024, 12:33 Nga E. D
VIDEO/ Po shkrepte foto të një burri, 39-vjeçarja bie nga
Inessa Polenko

GJEORGJI- Një grua 39-vjeçare ra në boshllëk nga një lartësi prej 50 metrash, teksa po përpiqej të bënte një foto nga maja e një shkëmbi. Video u regjistrua nga një kamera sigurie në rajonin Ghakri të Abkhazisë, në territorin e Gjeorgjisë.

Sipas raportimeve 39-vjeçarja Inessa Polenko estetikja ruse dha frymën e fundit në spital ku u dërgua e plagosur rëndë. Polenko ka postuar shpesh në rrjetet sociale nga udhëtimet e saj nëpër botë së fundmi në Dubai, Egjipt dhe Krime.

Në video shihet gruaja fatkeqe duke tentuar të fotografojë një burrë, kur papritur humbet ekuilibrin dhe bie.

Hetimi për rrethanat e sakta të vdekjes së estetistes 39-vjeçare, e cila kishte disa klientë si në Moskë, ashtu edhe në resortin rus të Soçit, ku jetonte, po vijojnë.

inessa polenko

Sondazh

Poll