Bota

Zbulohen dy shënjestrat e sulmit iranian në Izrael/ Presidenti Raisi: Përmbushëm premtimin! SHBA mos të përfshihet

Raisi tha gjithashtu se Irani në gjashtë muajt e fundit, si dhe në javët e fundit, përdori të gjitha mjetet për të treguar efektet e tmerrshme të mosveprimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me shkeljen e ligjeve ndërkombëtare nga Izraeli.

14 Prill 2024, 11:39 Nga r.ll
Zbulohen dy shënjestrat e sulmit iranian në Izrael/ Presidenti Raisi:
ebrahim raisi

IRAN- Pas sulmit ajror ndaj Izraelit që zgjati rreth 5 orë ka ardhur deklarata e parë nga presidenti iranian Ebrahim Raisi në të cilin ai përshëndeti anëtarët Gardës Revolucionare që sipas tij "i dhanë një mësim regjimit sionist".

"Ndëshkimi i agresorit ishte një premtim i vërtetë i liderit suprem, i cili u përmbush," shtoi presidenti iranian, duke theksuar se operacioni i quajtur "Premtimi i Vërtetë" u krye brenda të drejtave të vetëmbrojtjes legjitime në përgjigje të veprimeve agresive të Izraelit.

Raisi tha gjithashtu se Irani në gjashtë muajt e fundit, si dhe në javët e fundit, përdori të gjitha mjetet për të treguar efektet e tmerrshme të mosveprimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me shkeljen e ligjeve ndërkombëtare nga Izraeli.

“I rekomandojmë mbështetësve të regjimit okupues që të vlerësojnë këtë veprim të përgjegjshëm dhe të duhur të ndërmarrë nga Republika Islamike dhe të ndalojnë së mbështeturi verbërisht këtë regjim agresiv”, shtoi ai.

Më herët, shefi i ushtrisë iraniane, Mohammad Bagheri tha se sulmi ndaj Izraelit kishte arritur të gjitha objektivat e tij, duke vënë në dukje se dronët dhe raketat nuk kishin në shënjestër asnjë qendër urbane apo ekonomike.

“Operacioni "Premtimi i Vërtetë" u krye me sukses nga mbrëmë deri sot në mëngjes dhe i arriti të gjitha objektivat e tij”, tha gjenerali Mohammad Bagheri në një fjalim televiziv.

Dy objektet që u vunë në shënjestër nga Irani

Siç tha gjenerali, dy objektet që ishin shënjestruar kryesisht në Izrael ishin "qendra e inteligjencës" që u dha izraelitëve informacionin e nevojshëm për sulmin që shkatërroi konsullatën iraniane  në  Damask më 1 prill,  si dhe "bazën  ajrore të Novatimit", nga e cila u ngritën bombarduesit F-35 që e bombarduan atë.

“Këto dy qendra u dëmtuan ndjeshëm dhe u vunë jashtë funksionit. Nuk kemi ndërmend ta vazhdojmë këtë operacion, por nëse regjimi sionist ndërmerr ndonjë veprim kundër Republikës  Islamike të Iranit, qoftë në tokën tonë apo në qendrat që zotërojmë në Siri apo gjetkë, operacioni ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh se ky këtu”, paralajmëroi zyrtari i lartë.

Gjeneral Bagheri Ai tha gjithashtu se autoritetet iraniane i dërguan një mesazh Shteteve të Bashkuara duke paralajmëruar se nëse ata bashkëpunojnë me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, as bazat e tyre nuk do të jenë të sigurta. Ky mesazh është dërguar përmes ambasadës zvicerane, e cila përfaqëson interesat amerikane në Iran, pasi dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike. 

Sulmi iranian ndaj Izraelit erdhi si përgjigje për një sulm vdekjeprurës në ambasadën iranine në Siri, më 1 prill ku humbën jetën oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

lufta ne lindjen e mesme ebrahim raisi

Sondazh

Poll