13 Prill 2024, 14:52
Nga M.B
Niko Peleshi dhe Rob Bauer
BRUKSEL- Me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e NATO-s, në Bruksel u organizua një ceremoni e veçantë, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse me rastin e këtij përvjetori Ministri Peleshi vlerësoi se kjo aleancë qëndron sot, ashtu si 75 vjet më parë, si një fener për parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës.
Peleshi theksoi, gjatë fjalës së tij mbështetjen e qartë të vendit tonë ndaj kësaj aleance, ndërsa vuri në dukje edhe përpjekjet që i janë dashur Shqipërisë ndër vite të renditet mes aleatëve të saj në NATO, ku sot ka një rol të vlerësuar tejet pozitivisht.
“Sot, ne mbetemi të palëkundur si një aleat krenar, i besueshëm dhe i angazhuar ndaj agjendës politike, institucionale dhe ushtarake të NATO-s. Do të vazhdojmë të përmbushim që të tria detyrat thelbësore të NATO-s, ashtu siç kemi bërë kurdoherë e kudo që ka qenë e nevojshme të radhitemi krah për krah me Aleatët dhe Partnerët tanë”, u shpreh Peleshi.
Shqipëria, vijoi gjatë fjalës së tij Peleshi, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të vazhduar kontributin në Aleancë, teksa vendet përballen me një mjedis më të pasigurt dhe të rrezikshëm të sigurisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
“Nëse rajoni tani gëzon stabilitet dhe prosperitet më të madh, kjo është edhe për shkak të rolit të NATO-s në ndalimin e masakrave dhe spastrimit etnik të viteve 1990, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ne nuk duhet të lejojmë që fitoret që kemi bërë të zhbëhen dhe të humbasim vigjilencën tone”, theksoi Peleshi.
nato
Politike
13 Prill 2024, 13:44
S.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe aplikimin tek komision...
Politike
13 Prill 2024, 12:59
M.B
Fatos Tushe
VLORA- Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, ka sekuestruar apartamentin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fato...
Politike
13 Prill 2024, 12:40
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e anti-korrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar një tjetë...
Politike
13 Prill 2024, 11:26
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me taksën për profesionet e lira. Tabaku...
Politike
13 Prill 2024, 11:08
M.B
Silvio Gonzato
SHKODRA- Gjatë një takimi me studentët e drejtësisë në Shkodër, Ambasadori i BE-së në ven...
Politike
13 Prill 2024, 10:41
M.B
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
FRANCA- Prestigjozi franceze "Le Figaro” i ka dedikuar një artikull vizitës së kryeministrit Edi ...
Politike
13 Prill 2024, 09:23
M.B
Xhelal Sveçla dhe Taulant Balla
TIRANA- Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, do të kalojnë përmes pik...
Politike
12 Prill 2024, 22:05
M.B
Komisioni
TIRANA- Pas më shumë se 4 orësh dhe mes debatesh, Komisioni Hetimor parlamentar për sistemin TIMS ka miratuar kërkesat p...
Politike
12 Prill 2024, 20:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e zakonshëm edhe mbrëmjen e sotme para mbështet&e...
Politike
12 Prill 2024, 20:24
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha jehona ndërkombëtare e betejë...