Sport

Derbi i Torinos/ Pankartat e ultrasve bardhezinj në Superga. Juventusi distancohet: "Shfaqje që ne i dënojmë"

Klubi i Juventusit i është përgjigjur zyrtarisht nismës së Drughit në Bazilikë: “Fakte që flasin vetë”

14 Prill 2024, 08:30 Nga DOSJA

Derbi i Torinos/ Pankartat e ultrasve bardhezinj në Superga. Juventusi

ITALI - Juventus e ka dënuar zyrtarisht dhe ashpër gjestin e ultrasve të saj, që në ditën e ‘Derby della Mole’ varën tre pankarta në shkallët e  bazilikës Superga, një vend kaq i dashur për njerëzit e Granata-s, ku 75 vjet më parë vdiqën lojtarët e Grande Torino, në një tragjedi ajrore.

“Mungesa e respektit ndaj vendeve të kujtesës historike dhe fyerjet e kota në vende institucionale,- lexojmë në rrjetet sociale të Juventusit, - janë manifestime që ne i dënojmë dhe që flasin vetë”.

Tre pankartat kanë përdhosur një vend praktikisht të shenjtë për tifozët e Torinos dhe klubin Granata, të cilët e njohin botërisht, si një vend kujtimi për një nga tragjeditë më të mëdha sportive të vendit italian.

Këtu blitzi i firmosur nga "Drughi" vendosi tre pankarta: një me banderolën e grupit të organizuar, një me shkrimin "Që nga viti 1897 historia e vërtetë e Torinos jemi ne" dhe e fundit me një zebër që e hedh një dem në një ndeshje me dema, duke shkruar “El mata Toro”.

Vendosja e këtyre pankartave, ishte një nismë, që klubi i Juventusit e dënoi shpejt dhe ashpër, në një derbi që u mbyll në barazim 0-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll