Sport

Bayern, frikë nga dëmtimi i Coman-it: “Le të shpresojmë të mos të jetë me muaj…”

Prania e tij në Kampionatin Evropian është gjithashtu në rrezik të madh.

14 Prill 2024, 08:00 Nga DOSJA

Bayern, frikë nga dëmtimi i Coman-it: “Le të

GJERMANI - Frika për një dëmtim të rëndë për Kingsley Coman, anësori i djathtë i Bayern Munich, i cili doli në pjesën e parë të fitores ndaj Këlnit. Anësori francez përkul këmbën e djathtë në mënyrë të panatyrshme, pa asnjë kontakt me kundërshtarin e tij, duke kërkuar menjëherë një zëvendësim, pasi ka prekur pjesën e brendshme të kofshës.

Drejtori sportiv Christoph Freund dha një përditësim për gjendjen e francezit, si më poshtë: “Ai tani është në spital për një kontroll. Fatkeqësisht gjërat duket se nuk po shkojnë aq mirë. Shpresoj se nuk është çështje muajsh, por ai me siguri do të jetë jashtë për disa javë”. Është e qartë se prania e tij në Kampionatin Evropian është gjithashtu në rrezik të madh.

Trajneri i Bayern, Thomas Tuchel, duke folur për ‘Sky’, u shfaq i dekurajuar: “Dëmtimi i Kingsley është një lajm i keq i sotëm dhe nuk mendoj se është një gjë e vogël. Mund ta shihje të shkruar në fytyrën e tij. Më trishton shumë. E di sa shumë ka punuar. Së pari, del Serge Gnabry, pastaj ai dhe Leroy Sane, kundër Arsenalit nuk do të jetë e lehtë pa ta. Është një goditje e rëndë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll