Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Torinos, ngec Juventusi!

Pas këtij barazimi bardhezinjtë rrezikojnë të mbeten në ankth edhe për vendin e tretë.

13 Prill 2024, 21:44 Nga DOSJA

VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Torinos, ngec Juventusi!

ITALI - Përfundoi në barazim 0-0 derbi mes Torinos dhe Juventusit në Serie A. “Zonja e Vjetër” ishte më mirë në 45 minutat e para. Dusan Vlahovic pati dy mundësi të mira, por u ndal nga shtylla dhe portieri kundërshtar.

Fraksioni i dytë foli për Torinon, që iu afrua golit në disa momente. Por pa arritur të konkretizonte rastet e krijuara. Pas këtij barazimi bardhezinjtë rrezikojnë të mbeten në ankth edhe për vendin e tretë.

VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Torinos, ngec Juventusi!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll