FOTO/ Vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi ish-kunatin e mitur, del para Gjykatës autori i ngjarjes së rëndë në Ferizaj
Valon Aliu FERIZAJ- I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares Erona Cokli në Ferizaj ditën e djeshme, ka dalë sot para Gjykat&eu...
Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se angazhimi i forcave policore shtesë ka ndihmuar në uljen e numrit të vjedhjeve dhe sulmeve rreth Kullës Eiffel, ku dyshimet për dhunimin e dy turisteve të huaja pati shkaktuar zemërim të madh publik vitin e kaluar.
PARIS- Shefi i Departamentit policor në Paris, Laurent Nunez, ka thënë se shkalla e krimit ka rënë në mënyrë të konsiderueshme rreth Kullës Eiffel dhe zonave tjera turistike, para nisjes së Lojërave Olimpike më vonë gjatë vitit. Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se angazhimi i forcave policore shtesë ka ndihmuar në uljen e numrit të vjedhjeve dhe sulmeve rreth Kullës Eiffel, ku dyshimet për dhunimin e dy turisteve të huaja pati shkaktuar zemërim të madh publik vitin e kaluar.
“Kemi pasur rezultate fantastike në këtë zonë, si dhe zonat tjera turistike në Paris”, ka thënë ai për agjencinë AFP.
Numri i sulmeve të raportuara fizike ka rënë për 58 për qind në 21 incidente në çerekun e parë të vitit, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa krimet e raportuara nëpër prona, përfshirë vjedhjet dhe vandalizmat, kanë rënë për 18 për qind apo në 170 incidente në periudhën e njëjtë. Një turiste braziliane dhe një britanike kanë thënë se janë dhunuar në parkun Champs de Mars para Kullës Eiffel, vitin e kaluar, cka pati tronditur shumë parisienë.
“Ne do të vazhdojmë të kemi prezencë të madhe policore në këtë zonë shumë të rëndësishme për gjithë rajonin e Parisit, sepse është imazhi i Parisit, është vendi ku miliona njerëz vijnë çdo vit”, ka thënë Nunez.
Statistikat për krimet përfshijnë vetëm ato që janë raportuar, pasi shifra e saktë besohet se është më e lartë. Kryeqyteti francez është duke u përgatitur për Lojërat Olimpike që nisin më 26 korrik dhe ato Paralimpike që nisin më 28 gusht. Rreth 10 milionë persona pritet të vizitojnë Parisin atë periudhë./ REL
Valon Aliu FERIZAJ- I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares Erona Cokli në Ferizaj ditën e djeshme, ka dalë sot para Gjykat&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes AUSTRALIA- Gjashtë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë në gjendje serioze, për...
Lori dhe George SHBA- Binjakët më të vjetër të bashkuar në botë kanë vdekur. Uebfaqja e Rekordeve Botëror...
Princi Harry dhe Meghan Markle SHBA- Videoja e puthjes pasionante të shkëmbyer mes Princit Harry dhe Meghan Markle në një ndeshje ...
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky. UKRAINA- “Situata në frontin lindor është përkeq...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Teherani akuzon Izraelin se ka sulmuar ambasadën iraniane në Siri dhe kërcënon me hakmarrj...
pamje nga videoja SHBA- Një video simuluese shqetësuese tregon se si një goditje e madhe asteroidi mund të ndikojë në To...
Foto nga vendi i ngjarjes AUSTRALIA- Një burrë është vrarë pas raportimeve për kryerje e sulmeve të shumëfisht...
Foto nga takimi KOSOVA- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Ariella Viehe, Sh...
Foto ilustruese JAPONIA- Sipas një studimi nën drejtimin e Hiroshi Yoshidas, profesor për ekonominë në Universitetin e T...