Bota

Sveçla takim me zyrtaren e NATO-s: Të ndëshkohet ekstremizmi, Kosova dhe KFOR janë përballur me situata kërcënuese në veri

Sveçla ka thënë, me anë të një postimi në rrjetet sociale se me zyrtaren e NATO-s kanë folur për situatën në veri të Kosovës.

13 Prill 2024, 09:12 Nga M.B
Sveçla takim me zyrtaren e NATO-s: Të ndëshkohet ekstremizmi,
Foto nga takimi

KOSOVA- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale të Divizionit për Operacione të Shabit të Përgjithshëm të NATO-s. Sveçla ka thënë, me anë të një postimi në rrjetet sociale se me zyrtaren e NATO-s kanë folur për situatën në veri të Kosovës.

Ai tha se ka theksuar rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat Kosova është përballursë bashku me pjesëtarët e KFOR. Sveçla shtoi se në takim u vlerësua bashkëpunimi dhe puna e palodhshme të Policisë së Kosovës dhe KFOR, në krijimin e një ambienti të qetë e të sigurtë për qytetarët.

“Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë. Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR”, tha Sveçla.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që të takoj sërish znj. Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shabit të Përgjithshëm të NATO-s. Bashkë biseduam për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, veçanërisht në veriun e vendit tonë.

E njoftova znj. Viehe për punën e institucioneve tona në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë atje. Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë.

Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR. Vlerësuam lartë të dyja palët bashkëpunimin dhe punën e palodhshme të Policisë së Kosovës dhe KFOR, në krijimin e një ambienti të qetë e të sigurtë për qytetarët tanë.

kosova nato

Sondazh

Poll