Bota

FOTO/ Vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi ish-kunatin e mitur, del para Gjykatës autori i ngjarjes së rëndë në Ferizaj

I dyshuari quhet Valon Aliu 36-vjeç dhe është në pritje të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata për ngjarjen e rëndë.

13 Prill 2024, 12:21 Nga S.B
FOTO/ Vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi ish-kunatin e mitur, del para
Valon Aliu

FERIZAJ- I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares Erona Cokli në Ferizaj ditën e djeshme, ka dalë sot para Gjykatës themelore të Ferizajt. I dyshuari quhet Valon Aliu 36-vjeç dhe është në pritje të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata për ngjarjen e rëndë.

Në seancën e datës, prokurori i Ferizajt, Valdet Avdiu, paraqiti dyshimet që janë ngritur për ngjarjen tragjike që ndodhi më 12.04.2024. Ai tha se ngjarja ka ndodhur në zyrën e njërës prej punëtoreve sociale në QPS Ferizaj. Prokurori Avdiu tha se ndaj Valon Aliut ekziston dyshimi se me dashje ka vrarë të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe duke plagosur në krah vëllain e të ndjerës. Arma që u përdor në rast sipas prokurorit ishte pistoletë e tipit Zoraki m2906-T me kalibër 9 milimetër.

Edhe i dyshuari, në deklaratën e tij në polici ka thënë se brenda në zyre është takuar me të ndjerën, vëllain e saj dhe punëtoren e QPS-së. Sipas tij, aty ka filluar debati dhe në një moment ka nxjerrë armën dhe fillimisht ka shtënë në drejtim të të ndjerës apo vëllait të saj pastaj sërish ka shtënë dy apo tri herë në drejtim të të ndjerës E.C dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 

I plagosur gjatë ngjarjes mbeti vëllai 15-vjeçar i viktimës dhe mësohet se atij i është hequr plumbi nga parakrahu i djathtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ferizaj vrasje

Sondazh

Poll