Bota

VIDEO/ Nëse një asteroid sa Plutoni do të godiste Tokën, pamjet e simuluara bëjnë xhiron e rrjetit

Për shembull, meteori që çoi në zhdukjen e dinosaurëve besohet të ketë qenë rreth 10 deri në 15 km i gjerë.

13 Prill 2024, 10:14 Nga S.B
VIDEO/ Nëse një asteroid sa Plutoni do të godiste Tokën,
pamje nga videoja

SHBA- Një video simuluese shqetësuese tregon se si një goditje e madhe asteroidi mund të ndikojë në Tokë dhe çfarë do të ndodhte. Përdoruesit e TikTok u tronditën kur panë një video të simuluar që tregon se çfarë do të ndodhte me planetin tonë nëse do të goditej nga një meteorit sa gjysma e Plutonit.

Meteorët godasin rregullisht Tokën, megjithëse janë në formë pluhuri ose grimcash shumë të vogla pasi kalojnë nëpër atmosferë, kështu që janë krejtësisht të padëmshëm. Megjithatë, madhësia dhe dendësia e një asteroidi kanë një ndikim mjaft të madh në atë se sa shkatërrim do t'i shkaktonte Tokës.

Për shembull, meteori që çoi në zhdukjen e dinosaurëve besohet të ketë qenë rreth 10 deri në 15 km i gjerë. Ekspertët besojnë se një meteorit për ta bërë Tokën një planet të shkrumbuar dhe të pajetë në një përplasje eventuale duhet të jetë pak më pak se 100 kilometra në diametër.

@space.landingg How are yall handling this type of situation? #fyp #space #meteor #earth ♬ original sound - Anything earth

tiktok asteroid toka plutoni

Sondazh

Poll