Bota

FOTO/ Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnej, disa viktima, dyshohet se autori u vra nga policia

Është raportuar se forca të shumta policore janë në vendin e ngjarjes

13 Prill 2024, 09:39 Nga M.B
FOTO/ Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnej,
Foto nga vendi i ngjarjes

AUSTRALIA- Një burrë është vrarë pas raportimeve për kryerje e sulmeve të shumëfishta me thikë në një qendër tregtare në Sidnej. Kjo ka bërë që forca të shumta policore të vendosen në zonë.

Në disa pamje në rrjetet sociale janë parë shumë viktima, si dhe një burrë duke mbajtur një thikë të madhe.

Ambulanca në Uellsin e Ri Jugor, tha për agjencinë e lajmeve AFP se një burrë, që besohet se ka qenë sulmuesi, është vrarë nga policia.

Turma të shumta njerëzish kanë ikur nga qendra tregtare dhe janë udhëzuar që të shmangin këtë zonë. Në afërsi janë parë ambulanca dhe shumë makina të policisë./ REL

sulm ne sidney

Sondazh

Poll