Sport

Luis Alberto befason me lamtumirën: “Nuk dua të marr më asnjë euro nga Lazio”…

Magjistari ishte shumë i qartë pas fitores ndaj Salernitanës: “Vitin tjetër nuk do të jem pjesë e projektit, kam folur tashmë me klubin”

13 Prill 2024, 07:30 Nga DOSJA

Luis Alberto befason me lamtumirën: “Nuk dua të marr më

ITALI - “Nuk do të jem atje vitin e ardhshëm. Tashmë i kam kërkuar klubit të përfundoj, nuk dua të marr asnjë euro nga Lazio për katër vitet e ardhshme. Ka ardhur koha të largohem”.

Pas mosmarrëveshjes së ashpër gjatë ndeshjes kundër Salernitana, për tifozët ‘biancocelesti’ vjen dushi i ftohtë pas fishkëllimës së fundit, kur Luis Alberto njofton në mikrofonat e ‘Dazn’ se do të largohet nga klubi i Lotitos në verë:

“Vitin tjetër sigurisht që nuk do të jem. pjesë e projektit, tashmë kam folur me klubin. Dua të lë paratë e klubit për lojtarë të tjerë,”- tha 31-vjeçari spanjol, i cili ka kontratë me Lazion deri në vitin 2028.

"Kam kaluar një kohë të mirë në këtë klub, më ka dhënë shumë, por mendoj se ka ardhur koha të largohem",- përsëriti disi çuditërisht playmakeri spanjol, i cili kishte rinovuar kontratën vetëm tetorin e kaluar.

Më pas për ndeshjen kundër Salernitanës: “Duhej të fitonim. Ky është një vit i komplikuar, na duheshin tre pikët. Asgjë nuk ndryshon, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë më të mirën në sfidat e mbetura. Tifozët bërtasin? Normale, ky është futbolli.

Kampionati nuk po shkon mirë, edhe derbin e humbëm. Tifozët kanë të drejtë të protestojnë. Shpresoj vetëm të argëtohemi në ndeshjet e fundit, dhe pastaj do të shohim. Champions? Në futboll nuk dihet kurrë, ne duhet të kemi një kokë të pastër dhe mbi të gjitha edhe për Kupën”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll