Aktualitet

Shembet çatia e ndërtesës ku po punonte,ndërron jetë shqiptari në Itali

Mediat italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, çatia e godinës është shembur dhe punëtori ka rënë nga shkalla, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

12 Prill 2024, 19:49 Nga M.B
Shembet çatia e ndërtesës ku po punonte,ndërron jetë
Foto ilustruese

ITALIA- Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po kryente punime rinovimi në një pallat në qendër të Magenta-s, në provincën e Milanos. Mediat italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, çatia e godinës është shembur dhe punëtori ka rënë nga shkalla, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Lidhur me ngjarjen nuk raportohet për të lënduar të tjerë. Mësohet po ashtu se viktima ishte pronari i cili së bashku me dy ortakë të tjerë po kryente punimet.

shqiptar italia

Sondazh

Poll